-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Videoja që po përlot botën! Heroi që shpëtoi fëmijën: Sa të nxjerr do të blej çokollatë

Kryesoret

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë gjatë natës ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.

Një video emocionuese e transmetuar nga televizoni turk A Haber tregon dialogun mes ekipit të kërkim shpëtimit në qytetin Adana të Turqisë dhe një fëmije, i cili u nxor nga rrënojat i plagosur.

Djali i vogël kishte mbetur nën gërmadhat e godinës së shkatërruar në lagjen “Yurt” në Adana. “Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë për ty” dëgjohet t’i thotë personeli i kërkim shpëtimit ndërsa djali dëgjon i tmerruar pa lëvizur dot.

Pasha i vogël po të nxjerrim edhe pak fare duro, por mos e lëviz kokën, do të jap çokollatë. Pasha i vogël, je mirë, të lutem vetëm mos qaj. A ke pirë ujë? Na pi pak ujë tani. Unë jam këtu me ty, jam në krahun tënd”- i thotë djalit të vogël punonjësi i kërkim shpëtimit që i qëndroi pranë në momentet më të vështira.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit