-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky i ftuar për të marrë pjesë në një Samit të BE-së

Kryesoret

Zëdhënës i Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel tha se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është ftuar të marrë pjesë në “një samit të ardhshëm të “27” por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Burimet flasin për udhëtimin e mundshëm të presidentit ukrainas në Bruksel të enjten.

Charles Michel e ftoi Zelensky të marrë pjesë personalisht në një samit të ardhshëm të BE.

“Për arsye sigurie asnjë informacion nuk do të zbulohet”, shkroi në Twitter Barent Leitch, një zëdhënës i liderit evropian.

Megjithatë, burime evropiane i thanë AFP-së për një vizitë të mundshme të Zelenskit në Bruksel të enjten me rastin e takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së.

Nëse konfirmohet, kjo do të jetë vizita e parë e presidentit ukrainas në Bruksel pas fillimit të pushtimit rus të vendit të tij më 24 shkurt 2022.

Presidenca ukrainase nuk e ka konfirmuar as këtë udhëtim në Bruksel, gjë që ngre shqetësime për sigurinë.

Zelensky shkoi në Uashington më 22 dhjetor për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës. Atje ai u takua me presidentin amerikan Joe Biden dhe iu drejtua Kongresit.

Një samit urgjent i liderëve evropianë është planifikuar të enjten dhe të premten në Bruksel për të diskutuar zhvillimin e luftës në Ukrainë dhe solidaritetin e BE-së me Kievin.

Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe përfaqësues të tjerë të rangut të lartë evropian u takuan të premten në Kiev me Zelensky për të treguar mbështetjen e tyre për procesin e pranimit të Ukrainës në BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit