Opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari ka reaguar pas një audio-incizimi që është bërë viral në rrjetet sociale.
Në audio e publikuar thuhet se bashkëshorti i Olta Gixharit do që ta shantazojë dhe që ta blejë me para.
Meqë videoja u bë virale, ajo ka postuar një video në Instagram me anë të të cilës ka treguar se si qëndron e vërteta.
Lekatari thekson se ka përdorur termin e gabuar për shkak të presionit si dhe vë në pah se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.