Rrjedh në media lista e aplikacionit “Akiv1sti” i cili dyshohet se përdoret nga mazhoranca për të shtuar aktivitetin në rrjetet sociale. Lista është publikuar nga portali “Syri.net”.
Shpesh është përfolur se punonjës të administratës detyrohen të shkarkojnë aplikacionin i cili mat pëlqimet, shpërndarjet dhe komentet për secilin përdorues, madje kushdo që nuk është aktiv në të, kërcënohet me pushim nga puna.
Ditën e sotme është publikuar një listë me mbi 260 faqe e cila dyshohet se përmban emrat e personave që kanë shkarkuar aplikacionin.
Lista po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale. Pjesë e saj janë prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie, etj.
Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se pjesë e listës janë edhe 36 prokurorë dhe efektivë policie.
KLIKO KETU për të parë listën e plotë të “Aktiv1st”-it që u publikua nga Syri.net