Një çantë e zezë e vendosur pranë një automjeti, ka ngritur në këmbë Policinë e Vlorës, pasi dyshohet si lëndë eksplozive.
Menjëherë pas marrjes së denoncimit, uniformat blu dhe ekspertët xhenierë kanë rrethuar zonën dhe po përgatiten për verifikimin e çantës.
Mësohet se çanta e zezë është gjetur pranë Stacionit të Trenit në rrugën Transballkanike.