Eksperti i Kriminalistikë, Ervin Karamuço ka treguar me detaje sesi kanë nisur hetimet për ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal. Sipas Karamuços, në SHBA i gjithë stafi i FBI-së kontrollon njëri-tjetrin.Ai thekson se në rastin e McGonigal, kontaktet kanë qenë pak më sensitive, pasi ai nuk ka qenë një agjent special i caktuar për një distrikt të thjeshtë.
“Ka të bëjë me interesa kombëtar se po flasim për shërbime ligjzbatuese që janë të kuadrit inteligjent. Dhe çdo kërkesë, çdo nevojë, çdo shkëmbim informacioni gjithmonë mund të vihet në dyshim. Ata e kanë pranuar që gjithë kohës mund të survejohen. Mund t’u kontrollohen celularët, emailet, lëvizjet.
Kontaktet e McGonigal kanë qenë pak më sensitive, nuk ka qenë një agjent special i caktuar për një distrikt të thjeshtë. Ka qenë ne distriktin e Neë York-ut që ka lidhje me OKB-në, ka lidhje me një shpurë të madhe diplomatike.
Është privilizuar për katër elementë kryesorë: e para dyshohet si përdorues i lëndëve narkotike, e dyta për probleme të imoralitetit dhe tradhtisë së kurorës, e treta ka të bëjë me mashtrimin. E katërta, ka qenë historia e periudhës së daljes së tij në pension. Gjithmonë këta shpengohen më shumë, kërkojnë mënyra të tjera për të siguruar të ardhura të tjera”, tha Karamuço.
Profesor Karamuço tregon për takimet që ka pasur me agjentë të FBI-së vitin e kaluar, të cilët sipas tij ata kishin ardhur pikërisht për çështjen “McGonigal”.