-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-agjentja e FBI-së zbardh prapaskenat dhe zbulon lidhjen Rama – McGonigal!

Kryesoret

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-agjentja speciale e Byrosë Federale të Hetimeve, Coleen Rowly, flet mbi rastin e ish zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili ditë më parë u arrestua nga autoritetet amerikane nën dyshimet se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane.

Ai dyshohet edhe se ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve shqiptare të zbulimit dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri. Sipas ish agjentes Rowly, zoti McGonigal synonte që pas daljes në pension të pasurohej përmes lobimit për interesa të huaja.

Ish-agjentja Rowly është një sinjalizuese e njohur për publikun amerikan. Në vitin 2002 ajo ka dëshmuar para Senatit mbi problemet e thella me të cilat përballej FBI-ja dhe në përgjthësi agjencitë e zbulimit.

Revista Time e shpalli atë, së bashku me dy sinjalizuez të tjerë, si personin e vitit më 2002, për shkak të dëshmisë së saj se FBI kishte injoruar informacionet lidhur me veprimtaritë e dyshuara të një personi në Minesota, aty ku zonja Rowly punonte si agjente e FBI-së. Personi në fjalë, Zacarias Moussaoui, më pas ishte një prej rrëmbyesve të avionëve të sulmit të 11 shtatorit.

Ish-e dashura e zyrtarit të FBI e pranon se u pagua për intervistën kundër Ramës në Shqipëri!

Duke folur për rastin McGonigal, zonja Rowly përmendi edhe dy raste të tjera: Michael Flynn, i cili në vitin 2016 kishte lobuar dhe ishte paguar nga Turqia por e kishte mbajtur këtë të fshehtë.

Dhe rasti i Robert Hanssen-it, një zyrtar i lartë i FBI-së, i cili më 2001 u arrestua nën akuzat se kishte spiunuar për Bashkimin Sovjetik. Ai e pranoi fajësinë, për të shmangur dënimin me vdekje dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit