Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës dy ditore dhe takimit me homologun kinez Xi Jinping tha Rusia dhe Kina do të “zhvillojnë bashkëpunimin dypalësh” dhe do të “punojnë në platformat ndërkombëtare”, një referencë që lidhet me organizima si BRICS, ku të dy vendet janë anëtare.
Nga ana tjetët Putin tha se marrëdhëniet me Kinën po ndihmojnë në stabilitetin global dhe ne do ta zhvillojmë bashkëpunimin tonë.
Nga ana e tij, Xi Jinping konfirmoi angazhimin e Pekinit duke theksuar thellimin e angazhimit politik mes dy vendeve. Sipas tij marrëdhënie me Rusinë kanë hyrë në një fazë të re.









