Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të pranuar planin franko-gjerman për normalizimin e raporteve me Serbinë. Ish-presidenti e cilëson një lajm shumë të mirë për zhvillimet pozitive mbi njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Një lajm shumë i mirë nga Prishtina për zhvillimet pozitive mbi njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përshëndes lidershipin e kryeministrit Albin Kurti që kontribuon për paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët. Propozimi i BE-së, një faktor kyç për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të rajonit” shkruan Meta.
Albin Kurti tha dje se e pranon propozimin dhe e sheh si “një bazë të mirë” për të ecur para me diskutimet me Serbinë. “Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje”, tha dje kreu i qeverisë së Kosovës.