6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës takon përfaqësues të NATO-s, flasin për rolin e KFOR-it në Kosovë

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e NATO-s, të cilin e cilësoi si të shkëlqyeshëm.

Mehaj përmes një postimi në Twitter ka thënë se me përfaqësues të NATO-s ka diskutuar për rolin e KFOR-it në Kosovë dhe për progresin e reformës së sektorit të sigurisë.

“Takimi i shkëlqyeshëm me aleatët e interesuar të NATO-s, organizuar nga Delegacioni i Britanisë së Madhe në NATO në krye me ambasadorin David Quarrey”, ka shkruar Mehaj.

 

“Diskutim shumë i rëndësishëm për progresin e reformës së sektorit të sigurisë, rolin thelbësor të KFOR-it dhe marrëdhëniet e shkëlqyera e kontributi i NATO-s në Kosovë”, ka shkruar Mehaj në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit