-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia e Lirisë: Ejani në 11 Shkurt të shkulim nga rrënjët në zyrën e Ramës

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzoi sërish sot se Edi Rama është nën akuzë dhe i faktuar botërisht për implikimin e tij të drejtpërdrejtë në aferën korruptive shtetërore “McGonigal”.

Ai renditi pesë akuza, që sipas tij i vendosin “vulën rolit mafioz të Edi Ramës në këtë superskandal, që meriton të hetohet sa më parë nga SPAK, e ngritur posaçërisht për të ndëshkuar korrupsionin në nivelet më të larta shtetërore”.

“Akuzat e ngritura nga drejtësia amerikane për:

  • Shpërdorim të detyrës;

  • Ndikim të paligjshëm të zyrtarëve publikë;

  • Minimin mafioz të pluralizmit politik;

  • Trafik të paligjshëm influencash;

  • Korrupsion aktiv;

i vënë vulën rolit mafioz të Edi Ramës në këtë superskandal, që meriton të hetohet sa më parë nga SPAK, e ngritur posaçërisht për të ndëshkuar korrupsionin në nivelet më të larta shtetërore.

Për çdo shqiptar të ndershëm është e qartë se Edi Rama dhe Qeveria e tij përfaqësojnë thjesht dhe vetëm një sekt të dekompozuar në çdo qelizë nga krimi dhe korrupsioni, trafiqet dhe pastrimi i parave të pista të gjeneruara prej tyre.

Ndaj në 11 shkurt, ora 12:00 i gjithë populli shqiptar do të jetë në këmbë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, në protestën kombëtare të thirrur nga opozita kundër këtij regjimi mafioz, që shqiptarët janë të vendosur ta shkulin nga rrënjët në zyrën e Kryeministrit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit