-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria konfirmon ndalimin e burrit të këngëtares Arta Bajrami

Kryesoret

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar ndalimin e Xhemajl Xhimi Sekiraqa, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Grabitja”. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë si dhe ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit. Këto informacione i dha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fillimisht është ndaluar personi në fjalë në kohëzgjatje prej 48 orësh, i cili ka pasur urdhër arrest ndërkombëtar për shkak të veprës penale “Grabitja”, ndërkaq për të njëjtin është kërkuar masa e paraburgimit në Gjykatën kompetente”, tha Ulaj.

Policia e Kosovës me 3 shkurt ka informuar se Sekiraqa është arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Sipas policisë, po kërkohej në nivel kombëtar e ndërkombëtar dhe është i dënuar me 10 vite burgim.

“Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë dënuar me vendim gjykate si dhe janë shpallur në kërkim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim. Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar; -Xh. S, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, u tha në njoftimin e policisë, të datës 3 shkurt.

Lajmin për arrestimin e tij, këngëtarja Arta Bajrami e ka quajtur “dezinfomatë”, teksa me datën 5 shkurt ka postuar dy fotografi nga ambientet e shtëpisë me bashkëshortin, në përshkrim ka shkruar “Kohë kualitative me familjen. Bashkë dhe të lumtur! Data: 05-02-2023”. /Gazeta Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit