-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA 50 mln Dollarë Shqipërisë për mbrojtjen kibernetike: Ju nuk jeni vetëm

Kryesoret

SHBA i jep Shqipërisë 50 milionë Dollarë që do të përdoren në mbështetje të mbrojtjes kibernetike pas sulmeve të Iranit. Gjatë fjalës së saj në konferencën për “Sigurinë Kibernetike”, ambasadorja Yuri Kim theksoi se SHBA ka shprehur mbështetjen për Shqipërinë dhe do të vazhdojë ta bëjë.

“Sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë kanë qenë të rrezikshme, dashakeqe dhe janë një kërcënim për popullin shqiptar dhe për kombin shqiptar. Dy javë më parë, ministri juaj i Mbrojtjes Peleshi diskutoi përgjigjen tonë të përbashkët për sigurinë kibernetike me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA dhe me drejtuesit e komandës kibernetike të SHBA. SHBA kanë punuar përkrah Shqipërisë për një përgjigje të gjerë ndërkombëtare duke filluar me aleatët e NATO dhe partnerë të tjerë të ngushtë për të dënuar sulmin e Iranit dhe për të shprehur mbështetje për Shqipërinë.

Ju nuk jeni vetëm në të qenit të synuar për sulm kibernetik dhe sigurisht nuk jeni të vetëm në këtë përgjigje. Duke punuar së bashku dhe Shqipëria po zbaton një nga përpjekjet tona më të mëdha të ndihmës kibernetike që arrin në 50 milionë Dollarë në mbështetje të mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë dhe ky është vetëm fillimi. Ne kemi qenë duke punuar së bashku me sektorin e mbrojtjes për të forcuar këtë sektor me 25 milionë Dollarë mbështetje. Kjo shumë është përveç 24 milionë Dollarëve të asistencës së SHBA për sulmet kibernetike të Iranit. Ky është fillimi i asistencës dhe nuk është plotësia e saj”, tha  ambasadorja Kim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit