Një 49-vjeçar u arrestua në Korçë pasi kanosi me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta pronarin e lokalit. Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 15, Korçë.
I arrestuari është Jani Prifti 49 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.