-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqipëria ka nevojë të shpëtohet”, Berisha takim me të rinjtë e FRPD: Rama po vret shpresën tek shqiptarët

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e FRPD.

Në fjalën e tij ai e quajti momentin kritik për demokracinë dhe të ardhmen. Berisha u shpreh se në 8 vite vendi humbi 35% të popullatës.

“Tre ditë më parë Eurostati njofton se nga 2014 deri në fund të 2022 numri i shqiptarëve të larguar vetëm në hapësirën e BE-së, ka arritur 934 mijë vetë. Ka arritur pra në më shumë se 33% të popullatës, por po të shtojmë këtu edhe ata që janë larguar në vendet jo anëtare të BE-së, kjo shifër shkon edhe te 35% së paku. Imagjinoni se në çfarë situate është katandisur sot, ky komb dhe ky vend. Kur lexon këto shifra dhe sheh ju këtu, secili mund të habitet se edhe pse ju nuk keni ikur”, tha Berisha.

“Jetojmë sot në një kohë kur ky vend braktiset dhe vetën braktiset. Braktiset natën, ditën, braktiset me anije, braktiset me rrugë tokësore, braktiset me rrugë ajrore. Ju garantoj se nuk po braktiset vetëm vendi nga popullata, por po braktiset e nesërmja për vendin. Ky vend nëse vazhdon kështu, nuk ka të nesërme, nuk ka të ardhme.
Ky vend sot ka nevojë më shumë kurrë të shpëtohet,” shtoi ai.

“Shqipëria ka nevojë të shpëtohet. Shpopullimi ndodh sepse Rama po vret shpresën tek shqiptarët. Ky grup kriminal që qeveris nuk ka asnjë interes tjetër as kombëtar e as shoqëror, përveç interesit të pushtetit dhe pasurimit të tyre. Porti i Durrësit përfundon i tëri në pronësi të një grupi kriminal. Në vend që pasuritë të shtohen në kushte jete për qytetarët, shndërrohen në mallkim”, ka deklaruar ai”, tha më tej kreu i PD-së

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit