Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Mundjes të Kosovës, Genc Fazlija i cili ndodhet në Turqi dhe ka përjetuar tragjedinë e tërmetit së bashku me ekipin. Fazlija ka thënë se kur kanë dalë jashtë objektit ku ishin duke qëndruar, ishin të rrëzuara banesat 15-20 katëshe.
Gjithashtu ai ka treguar sesi ai së bashku me ekipin kishin shpëtuar disa jetë.
“Hoteli rezistoi edhe pse orenditë në hotel pothuajse u shkatërruan. Kur dola jashtë pamë objekte të rrëzuara dhe njerëz që kërkonin për ndihmë . ne ju përveshëm punës dhe arritëm të shpëtojmë disa jetë njerëzish.
Ishte nj[ situatë shumë e rëndë pasi edhe kushtet atmosferike ishim vërtet të këqija.
Objektet ndërtesat, lakatet, xhamitë, çdo gjë ka qenë e rrënuar.”, tha ai.