-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“T’i dalim zot Shqipërisë”, Berisha thirrje të rinjve: Në histori revolucionet i bën vetëm rinia

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike,  Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e FRPD.

Gjatë takimit ai u bëri thirrje të rinjve që të jenë në ballë të revolucionin për të shpëtuar Shqipërinë nga mafia më e madhe evropiane dhe botërore.

Ai gjithashtu shtoi duke thëne se do t’i dalin zot vendit me të gjitha fuqitë.

“Rama ka ndërtuar sarajet e tij ka pasur të deklaruar në Institutin e deklarimit të pasurive 3800 marka gjermane dhe 400 mijë lekë. Është ndërtuar e tëra me para krimi ose të vjedhura. Ja cili qeveris sot.

Alternativa e vetme është revolucioni. Në histori revolucionet i bën vetëm rinia. Ju jeni tmerri i këtij regjimi ndaj ai bën gjithçka çdo ditë që ju të largoheni nga Shqipëria. Le të nisim revolucionin tonë me moton “T’i dalim zot Shqipërisë”.

Sytë mendja e zemra e shqiptarëve që e duan këtë vend, që u larguan shpresë vrarë, që kanë dhjetëra vite jashtë vendit, janë sot vetëm tek ju.

Sot duhet guximi, kreativiteti, vendosmëria juaj, që Shqipëria të mos lëngojë më tutje në kthetrat e mafies me të rrezikshme të Evropës e botës. E mafias shqiptare e ndërkombëtare. Ne do i dalim zot me çdo çmim vendit, me të gjithë forcat e energjitë tona.

Rama e bëri Shqipërinë dhe të huaj për ju, le ta bëjmë ne dhe të huaj për të.
Ai mendoj se do përjashtoi PD nga zgjedhjet duke i konfiskuar flamurin që përmbysi regjimin e etërve të tij. Le të betohemi sot se ai flamur do përmbysë regjimin e drogës së Edi Ramës.

Protesta e datës 11 le të jetë më madhështorja, por ky revolucion do të njohë gjitha format e protestave dhe mosbindjeve civile. Ky do jetë revolucioni i të rinjve që shpëton Shqipërinë”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit