-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre muaj emergjencë! BE do të çojë mbi një mijë shpëtimtarë në Turqi

Kryesoret

Presidenti turk Erdogan deklaroi sot se gjendja e emergjencës në zonat e prekura nga tërmeti tragjik do të jetë tre muaj. “Po zbatojmë të gjitha masat për plotësimin e nevojave për qytetarët e prekur” deklaroi sot ai.

Njëzet e shtatë ekipe të kërkim-shpëtimit janë mobilizuar për të kërkuar për të mbijetuar në Turqi, tha komisionari evropian për Kriza, Janez Lenarçiç.

“Solidariteti i BE-së është në nivelin më të mirë”, shkroi ai në Twitter. Njësitë janë nga 19 shtete evropiane, përfshirë edhe dy shtete që nuk janë pjesë e BE-së, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Në total, në Turqi do të dërgohen 1.150 shpëtimtarë dhe 70 qen. Dislokimi i tyre është i koordinuar në bazë të Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së. Përmes këtij mekanizmi, shtetet mund të bëjnë kërkesë për asistencë emergjente nga BE-ja dhe shtetet që marrin pjesë në këtë mekanizëm.

Më 6 janar, Turqia u godit nga dy tërmete të fuqishme, prej mbi 7 ballësh. Nga tërmetet e fuqishme, në Turqi dhe Siri janë vrarë mbi 5.000 persona dhe janë zhdukur mijëra të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit