Pamjet e shkatërrimeve që u shkaktuan nga tërmeti u kapën nga një dron që fluturonte mbi provincën Hatay, e cila është ndër zonat e goditura nga tërmeti me magnitudë 7.8 që tronditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.
Droni u përqendrua në një lagje të veçantë ku disa ndërtesa u shembën si të ishin prej letre me dhjetëra shpëtimtarë që garonin me kohën për të çliruar të bllokuarit poshtë.