Kur na ndajnë edhe tre ditë nga protesta kombëtare e opozitës kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një video, ku i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në protestë më 11 shkurt në orën 12:00 para kryeministrisë.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PL-së thekson se “Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë”.
“Të gjithë më 11 shkurt, ora 12:00, në protestën kombëtare para Kryeministrisë! Ndryshimi i Madh po afron!”, shkruan Ilir Meta.