KQZ ka miratuar në mbledhjen e sotme listat e anëtarëve të KZAZ-ve të PS-së, PL-së dhe PSD-së për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Listat për PD-në nuk ishin në rendin e ditës.
Për PD-në paraqitën listat dy grupe të PD-së, të Sali Berishës që shkalla e parë e njohur kryetar dhe nga grupi i Enkelejd Alibeajt që çoi dosjen në Apel dhe vendimi i formës së prerë ende nuk është dhënë.
Tashmë KQZ pritet që të kërkojë në gjykatë se kush figuron kryetar i PD-së, që zyrtarisht është ende Lulzim Basha edhe pse dha dorëheqjen. Rrjedhimisht, listat që pritet që të pranohen janë të grupit të Enkelejd Alibeajt. Por debati vazhdon.