19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Shpëtohet një fëmijë 3 vjeç nga rrënjat në Turqi, babai shpërthen në lot

Kryesoret

Pas tërmetit shkatërrues që tronditi Turqinë dy ditë më parë ekipet e kërkim shpëtimit po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit. Fatmirësisht një vogëlush 3 vjeç është nxjerrë nga rrënojat i gjallë.

Arif Kaan u bllokua nën pllaka betoni dhe armaturë në Kahramanmaras në temperatura nën zero, ndërsa shpëtimtarët prenë mbeturinat nga rreth tij, gjatë gjithë kohës duke u përpjekur të mos shkaktonin një tjetër shembje.

Babai i tij, Ertugrul Kisi, qau pasi Arifi u lirua dhe u dërgua me shpejtësi në një ambulancë.

Për momentin, emri i shpresës në Kahramanmaras është Arif Kaan”, deklaroi një reporter televiziv turk.

Por me një ditë të mbetur në atë që ekspertët e kanë quajtur 72 orët “kritike”, këto momente shprese pritet të ndodhin gjithnjë e më rrallë.

Dhe pasi të mbijetuarit janë shpëtuar, ata përballen me një krizë tjetër – të ftohtin. Shumë të mbijetuarve në Turqi u është dashur të flenë në makina, jashtë ose në strehimoret qeveritare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit