-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen dy djemtë që “furnizonin” Yzberishtin me kanabis dhe kokainë

Kryesoret

Dy persona janë arrestuar në Tiranë për shpërndarje kanabisi në zonën e Yzberishtit. Konkretisht u arrestuan në flagrancë M. K., 27 vjeç dhe një 16 vjeçar, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 27 vjeçari kishte drogën, ndërsa i mituri bashkëpunonte.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 i kanë lokalizuar dhe ndaluar në Yzberisht. Gjatë kontrollit fizik ndaj M. K. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e policisë kanë gjetur rreth 2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një sasi dozash kokaine, 2 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe 189 800 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se M. K., pasi siguronte lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, i ndante në doza, të cilat i shiste më pas, në bashkëpunim me 16-vjeçarin, në zonën e Yzberishtit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit