-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borxhi çon 34 mijë biznese drejt sekuestros

Kryesoret

Numri i bizneseve me detyrimet të pashlyera arriti me 34,745 në fund të janarit 2023 .Nga viti 2022 duke përfshirë edhe janarin e këtij viti rreth 4760 biznese të reja u shtuan në listën e borxhlinjve të këqij në tatime. Lista u zgjerua me rreth 16 për qind nga janari 2022 në fund të janarit 2023.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e publikon listën e subjekteve me detyrime, duke sqaruar se ndaj tyre është vendosur masa e sigurimit mbi të gjitha pasuritë dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të borxhit. Publikimi i listës me bizneset debitorë në tatime bëhet në mënyrë që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.

Zgjerimi i listës së borxhlinjve të këqij në tatime sinjalizon rritjen e mëtejshme të stokut të borxhit tatimor në vlerë. Në fund të dhjetorit 2021, gjendja e stokut të borxhit në tatime arriti në 134.9 miliardë lekë, ne një zgjerim vjetor të stokut me 10.6% ose rreth 12,5 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare në raportin vjetor të tatimeve.

Një vlerë e ngjashme pritet edhe këtë vit, pasi numri bizneseve që ju shtua listën së borxhlinjve ishte i njëjtë më vitin 2021. Principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përben rreth 60% të shumës totale të detyrimeve tatimore, ndërkohë që pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 40% e mbetur përbëhet nga penalitetet dhe kamatëvonesat./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit