Ekipet e kërkim-shpëtimit nga shumë vende shkuan në Turqi për mbështetje pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë që prekën 10 provinca me qendër në Kahramanmaraş. Më shumë se 60 vende ofruan ekuipazh, pajisje dhe mbështetje financiare.
Një nga këto vende ishte Hungaria. Ekipi hungarez, i cili shkoi në Turqi dhe mori pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit, kontribuoi në nxjerrjen e gjallë të qytetarëve nën rrënoja.
Një vajzë e vogël u shpëtua nga ekipet hungareze të kërkim-shpëtimit në zonën e tërmetit. Pas mrekullisë, drejtuesi i ekipit László Pavelcze shpërtheu në lot teksa përshkruante momentet kur vogëlushja u shpëtua.