Në laboratorin e kokainës, brenda thasëve të plehut në Frakull të Fierit nuk janë 430 kg kokainë sikur njoftoi SPAK fillimisht, por 55 më shumë, pra në total 485 kg. Droga ishte e fshehur në pleh organik që erdhi nga Kolumbia.
Nga operacioni u sekuestruan edhe 15910 euro, 3 armë zjarri automatik kallashnikov, 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 108 copë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 18 aparate celulare, 5 automjete, 2 laptop 2 armë gjahu 20 paleta me rreth 24 ton pleh artificial, brenda së cilës ishte fshehur kokaina.
Porositësi dyshohet se është Zenel Çervanaku. Bashkëpunëtor dyshohet se është vëllai i tij Viktor Çervanaku, ish-kryetar i komunës së Frakullit dhe ish-drejtor në OST. Djali i Viktorit, Denilson Çervanaku me të fejuarën Enxhi Ferhati.
Klajdi Kodra, që është një tjetër emër i njohur për policinë për atentate dhe plagosje. Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona janë arrestuar në tunelin e Rrugës së Arbrit. Specialisti kolumbian u arrastis.
Lista e të arrestuarve;
Viktor Çervanaku
Zenel Çervanaku
Denilson Çervanaku
Enxhi Ferhati
Nikolin Gjolena
Klajdi Kodra
Julian Malaj
Redion Meshi
Bledar Matoshi
Marildo Rona