Pas dhimbjes për humbjet e jetëve si pasojë e tërmetit, një tjetër situatë jo e mirë po ndodh në zonat e prekura nga tërmeti.
Të mbijetuarit nga tërmeti i rënë në kufirin turko-sirian kanë nisur të bastisin supermarketet për ushqime.
“Ne jemi të uritur,” tha një burrë.
“Shikoni se çfarë jemi bërë,” tha një grua, “njerëzimi ynë ka vdekur”.
Të tjerë u ankuan për mungesën e vakët të reagimit të qeverisë pas fatkeqësisë më të madhe natyrore të Turqisë në një shekull. Një burrë foli i zemëruar për mungesën e ndihmës nga udhëheqësi turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Presidenti, i cili vizitoi dje vende të ndryshme pranë epiqendrës së tërmetit, përfshirë Hatajin, ka denoncuar ata që kritikuan reagimin e autoritetit si “tradhtarë”.
“Unë kam fëmijë,” tha një burrë, “gjithçka që po marr është kos që ata të hanë.
“Unë do të paguaja për çdo gjë, por ata nuk po hapin dyqanet e tyre.”