-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lavrov ngre alarmin: Kemi marrë kërcënime për vrasjen e Putinit nga Pentagoni!

Kryesoret

Deklaratat e lëshuara nga “zyrtarë anonimë të Pentagonit” në lidhje me një “sulm me prerje koke” ndaj Kremlinit flasin për një kërcënim për tentativë vrasjeje të presidentit Vladimir Putin, tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov në një intervistë për agjensinw e lajmeve Tass.

“Disa ‘zyrtarë anonimë’ të Pentagonit në fakt kanë shprehur kërcënimin e kryerjes së një ‘sulmi prerës’ ndaj Kremlinit, që në fakt është një kërcënim për tentativë për vrasjen e presidentit rus. Nëse ide të tilla meditohen vërtet nga dikush, atëherë ky duhet të mendojë më mirë për pasojat e mundshme të planeve të tilla. Kursi politik i Perëndimit, i cili synon shtypjen totale të Rusisë, është jashtëzakonisht i rrezikshëm: ai paraqet rreziqe të një konfrontimi të armatosur të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore”, tha Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus theksoi se Moska ka deklaruar vazhdimisht se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe se ajo “nuk duhet të lëshohet kurrë”. Në vend të kësaj, është Perëndimi që – sipas Lavrov – “me spekulime të papërgjegjshme” pretendon “se Rusia është me sa duket në prag të përdorimit të armëve bërthamore kundër Ukrainës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit