-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pjesë e një rrjeti kriminal për trafikim droge dhe njerëzish, arrestohet 5 shqipatrë në Spanjë

Kryesoret

Policia spanjolle ka arrestuar 5 shqiptarë pasi dyshohet se janë pjese e një organizate për trafikim droge dhe falsifikim dokumentesh.

Nga hetimet e kryera nga agjentët e specializuar të Policisë mbi këtë organizatë kriminale me qendër në provincën e Alicante-s dhe me qëllim zgjerimin në Rajonin e Murcias, u zbulua prania e një gruaje anëtare të organizatës në një biznes të njohur.

Arrestimet janë kryer në momentin kur ajo po përgatitej të mbyllte një marrëveshje me agjentët e pasurive të paluajtshme për marrjen me qira të shtëpive në zonat bregdetare të Murcia dhe Alicante.

Organizata kriminale lokalizonte dhe merrte me qira shtëpi të mëdha, duke siguruar dokumentacion fals si fletëpagesa, kontrata pune dhe dokumente identiteti, me qëllim instalimin e plantacioneve të marijuanës tip “indoor” që prodhonin 4 korrje në vit.

Më pas droga shpërndahej në të gjithë organizatat ndërkombëtare me fitime të mëdha, duke financuar kështu punën kryesore të organizatës, trafikimin e qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual.

Të arrestuarit vepronin në mënyrë të harmonizuar dhe hierarkike, duke shpërndarë funksionet e tyre dhe me nivele të ndryshme specializimi, duke pasur shoferë, lokalizues shtëpish në zona të izoluara, roje sigurie ​​dhe gjithashtu njerëz të sigurisë që i quanin “ushtarët”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit