Dymbëdhjetë vjet më parë, Abdel-Karim Abu Jalhoum iku nga lufta dhe varfëria në Rripin e Gazës për në Turqi.
Por të hënën, tërmetet që shkatërruan pjesë të Turqisë dhe Sirisë e vranë atë dhe gjithë familjen e tij.
“Vëllai im shkoi në Turqi për të kërkuar një jetë më të mirë larg luftërave dhe bllokadave këtu në Gaza”, citohet të ketë thënë vëllai i Abu Jalhoum, Ramzy, 43 vjeç, ndërsa të afërmit dhe fqinjët hynë në shtëpinë e familjes në qytetin Beit Lahiya në Rripin verior të Gazës për të bërë nderimet e tyre.
“Ne humbëm familjen. Një familje e tërë u fshi nga regjistri i gjendjes civile”, ka thënë më tej ai.