Një grup të rinjsh nga Elbasani kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi bari në Angli, por janë kapur nga persona të tjerë shqiptarë, të cilët kishin në ruajtje shtëpinë. Pasi i kanë kapur, ata janë dhunuar, filmuar dhe më pas videot i kanë publikuar në Tik Tok.
Në video shihet merrja në pyetje e një personi të quajtur Igli, i cili tregon me detaje se kush e kishte orientuar për të grabitur.
Igli Fejzo shihet që është me sy të nxirë, ndërsa thotë se në atë shtëpi e kishte orientuar Mandi Çela. Ky i fundit, shfaqet në video duke pranuar se është fajtor, ndërsa thotë “Më vrisni ja ku më keni”. Nga dhuna e ushtruar, Mandi Çelës, i kanë thyer edhe dhëmbët.
BISEDA:
Prezantohu, si e ke emrin?
Igli
Ça ke bërë ti?
Igli: Kam ardhur për grabitje
Ku, ça do grabisje?
Igli Fejzo: Ke shtëpiat e juaja
Si është puna?
Igli: Jam borxh o vlla
Kush ta tregoi ty që kemi shtëpi bari?
Fejzo: Mandi Çela
Nga është ky?
Fejzo: Nga Elbasani
Mban syze ky më duket?
Igli Fejzo: Po, po
Ok, daku thank
BISEDA E DYTE
O Mandi, pse ja thyeve shtëpinë çunave
Mandi Çela: Jam fajtor, pranoj cdo gjë.
Qysh është puna, si e bërë?
Mandi Çela: Ore jam fajtor
Kujt ja dhe punën?
Mandi Çela: Po më vrisni, a fole me Endrin ti?
Kujt ja dhe punën?
Mandi Çela: Nuk kam dhënë gjë
O ça bth qm, a tha qepare që jam kam dhënë
Mandi Çela: Fola një llaf në tavolinë, ja kam shpjeguar
Qysh i gjetën adresën e tij?
Mandi Çela: Nuk i kam dhënë as adresë asgjë, i kam thënë vetëm Dajmond Slau
Po numrin e adresën?
Mandi Çela: As numër asgjë
Qysh i gjetën ata?
Mandi Çela: Kanë dalë i kanë ruajtur
Nga e dinin që ishin pemët varur?
Mandi Çela: O vlla nuk i kam thënë, doni të më vrisni më vrisni ja ku më keni
Hape cik gojën? Të kanë thyer dhembet, gjynof./PANORAMA