-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: 20 vite burg Ramës! Gjyq popullor për të goditur ministrat, Veliajn e Subashin!

Kryesoret

“Gjyq popullor”! Kjo është strategjia e re e opozitës kundër qeverisë dhe disa prej kryetarëve të bashkive, mbi të gjitha të lidhurit me dosjet e inceneratorëve, mes tyre i Tiranës dhe Fierit. Planin e shpalosi vetë Sali Berisha. “Do të jetë gjykatësi popullor, për të treguar se këtu kemi një hajdut”.

Por si do të bëhet praktika që Sali Berisha e cilësoi “name and shamë”, “emëroje dhe turpëroje”? “E morët vesh historinë e fundit, Rama-Balluku. Shpallet tenderi për pistën e garës së makinave, shpallet në Elbasan tenderi për pistën e garës së makinave. Shpallet sot, ndiqen procedurat ligjore siç janë dhe pas 3 ditësh, Edi Rama shpall konkursin, veten kryetar të jurisë, shpall fituesin.

Katër kompani botërore, duke punuar, paraqitur ofertat dhe paraqitur çdo gjë. Dhe e zeron këtë, e thotë se këtë garë e fitoi. Tenderi do edhe 5 javë për tu mbyllur, por shpall fituesin 3 ditë pas shpalljes së tenderit.  Këta kanë humbu çdo lloj sensi. Në këtë rast do të fillojë praktika ‘name and shame’, ‘emëroje dhe turpëroje’.

Emërimi është vetëm një; hajdut, ke vjedhur. Ta dinë qytetarët që ka një hajdut të madh. Është një gjë popullore kjo, por është një gjë e dobishme. Përfshirë këtu Erion Veliajn apo Subashin e Fierit për inceneratorët. Edhe diçka, e keni dëgjuar ju që Veliaj të flasë për vizitat në Iran? Tani del që një ortak i holandezit që këta i çojnë paratë për offshore, është një italian në marrëveshje me një kompani iraniane” tha ai.

Kryeministrit Edi Rama i bëri pretencën për dosjen “McGonigal”. “Rama 20 vite burg i meriton në ishull, me veprimet që ka kryer kundër SHBA-së. imuniteti diplomatik është punë tjetër” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit