-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër protesta e opozitës, ‘blindohet’ Kryeministria dhe Kuvendi!

Kryesoret

Ka nisur blindimi i godinës së kryeministrisë, ndërsa nesër përballë saj do të mbahet protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu po blindohet edhe Kryesia e Kuvendit.1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren ditën e nesërme për protestën e thirrur nga Sali Berisha. Nga ora 12:00 që nis protesta, do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.

Çfarë ndodh nesër? Analistët te “5pyetjet.al”: Dy kufijtë, krahu radikal dhe qëllimi i vërtetë i Berishës

Rrugët ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve nga ora 06:00 dhe do të bllokohet qarkullimi nga ora 10:00 janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Protesta nuk ka një limit kohor se kur do të mbarojë pasi PD e Berishës thotë se do e përcaktojnë vetë qytetarët. Protestuesit fillimisht do të mblidhen tek selia e Partisë Demokratike, në sheshi ‘Skëndërbej’ dhe atë Nënë Tereza dhe më pas do të zhvendosen para kryeministrisë. Sipas organizatorëve, në shesh do të jenë rreth 100 mijë qytetarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit