-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e 11 shkurtit, Blushi: Ka nisur numërimi mbrapsht për Ramën

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat  është shprehur se protesta që do të organizojë opozita ditën e nesërme është fundi për Ramën.

Blushi gjithashtu ju ka bërë thirrje qyfterëve që të mblidhen të gjithë në Tiranë.

Sirenat e zemërimit dhe të urrejtjes mbarëpopullore ndaj Qeverisë më hajdute dhe më të inkrimuar në kontinent po bien më fort se kurrë.

Numërimi mbrapsht për largimin përfundimtar të së keqes të personifikuar nga Edi Rama dhe sekti i “Rilindjes” ka filluar.

Hajdutët, me emër dhe mbiemër, janë identifikuar shumë qartë. Tani ka ardhur koha për ndëshkimin e tyre më të rreptë.

11 shkurti është dita që populli të thotë fjalën e tij!

Është dita e bashkimit të shqiptarëve kundër së keqes, hajnisë, krimit, mjerimit dhe shpopullimit!

11 shkurti do të jetë demonstrimi demokratik i revoltës së shpirtit qytetar, i solidaritetit dhe i angazhimit mbarëpopullor përballë krimit, korrupsionit, trafiqeve dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë, përballë arrogancës, arbitraritetit dhe dhunës, për t’i thënë ndal armikut më të egër të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, këtij armiku të demokracisë, pluralizmit politik dhe shtetit ligjor, këtij tradhëtari të çdo interesi kombëtar, që kaq egërsisht po e shpopullon, po e rrënon dhe po e falimenton Shqipërinë.

Ejani të gjithë nesër në Tiranë, sepse 11 shkurti është dita e shpirtit qytetar, është dita e fuqisë së solidaritetit qytetar dhe e fitores mbi të keqen e personifikuar tek Qeveria e krimit dhe korrupsionit dhe tek Kryeministri i saj“, tha Blushi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit