Policia e Vlorës ka organizuar një operacion anti drogë në sajë të të cilit u zbulua një shtëpi bari dhe u arrestuan 6 persona.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë vila e përdorur për kultivimin e kanabisit është në pronësi të Lorenc Xhaferrit.
Policia e kishte nën vëzhgim vilën e bardhë mirëpo dyshimet u ngritën kur u pikas një person që po futej brenda saj me vrap.
VIDEO-Aksioni i policë në super vilën e kthyer në “çerdhe droge” nga vlonjatët
Ai, po ndiqej nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të “Shqiponjave”, pasi dyshohej se kishte tentuar të vriste një qytetar, me armë zjarri, rreth orës 15:45, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.
Në këto kushte është ndërhyrë nga të gjitha shërbimet operacionale dhe ato të rendit, në vilën e Xhaferrit është bërë kapja në oborrin e kësaj vile dhe arrestimi në flagrancë i Ledjon Zahajt, autor i tentativës së vrasjes me armë zjarri të Dëfrim Pashajt.
Më pas, policia hapi me dhunë vilën e Xhaferrit ku kanë konstatuar se kati i parë dhe kati i tretë i saj ishin përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.
Zahaj, i arrestuar në oborrin e vilës, i dyshuar si autor i tentativës së vrasjes së Pashajt, është kunati i Xhaferrajt, pronarit të vilës në të cilën ishin përshtatur dy kate për kultvimin e bimëve narkotike me anë të llambave.