-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Video/ Përfituan nga tërmeti për të vjedhur në rrënoja, banorët dhunojnë grabitësit

Kryesoret

Pas situatës dramatike të krijuara në qytetet e Turqisë jugore që u goditën nga tërmeti shkatërrues i së hënës ka pasur edhe incidente të tjera  pasi shumë persona janë përpjekur të përfitojnë nga rrënojat dhe dhimbjet e qytetarëve.

Ata kanë gjetur mundësinë për të vjedhur gjëra nga rrënojat, duke vepruar pranë kufomave dhe njerëzve të bllokuar.

Megjithatë disa nga këta grabitës u vunë re teksa po vidhnin dhe reagimet ndaj tyre nuk ishin miqësore.

Në videot që qarkullojnë shihen qytetarë të tërbuar teksa kapin grabitësit dhe dhunuar në Adana dhe Gaziantep.

Madje, në disa raste është dashur të ndërhyjë policia për të shpëtuar hajdutët nga më e keqja.

Në raste të tjera, autoritetet kanë grumbulluar grabitës në pika të caktuara, i kanë imobilizuar dhe me shuplaka të rënda kanë tentuar t’i rrëzojnë.

Për çështjen e grabitësve, Erdogan u citua të premten nga provinca Antiyaman, një nga zonat e goditura nga tërmetet shkatërruese në Turqinë juglindore duke vënë në dukje se disa njerëz po plaçkisin dyqanet dhe sulmojnë bizneset dhe shtoi se gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në provincë do të lejojnë shtetin të vendosë masat e nevojshme ndëshkuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit