-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vila e kanabisit” në Vlorë, policia: Janë arrestuar 6 persona

Kryesoret

Policia e Shtetit në një konferencë për mediat ka thënë detaje në lidhje me aksionin në Vlorë, ku u zbulua një “shtëpi bari”.

Policia bën me dije se u arrestuan  6 shtetas, dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.

Operacioni nisi në orën 11:00 të datës 09.02.2023, në të njëtën kohë, në lagjen “10 Korriku” dhe në fshatin Kropishtë, në Selenicë.

Në momentin që shërbimet operacionale kanë shkuar pranë vilës së shtetetasit Lorenc Xhaferri agjentët operacionalë kanë konstatuar se në këtë vilë nuk kishte persona brenda.

Për këtë arsye, nisur nga dyshimet se brenda kësaj vile kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave, ky ambient është mbajtur në vëzhgim dhe nuk është ndërhyrë për momentin.

Operacioni ka vijuar në fshatin Kropishtë, ku gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të shtetasit D. K., u gjetën dhe u sekuestruan 87 llamba, 12 transformatorë të vegjël elektrikë, 6 ventilatorë elektrikë, 4 kondicionerë dhe materiale bimore të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 45 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi P. K., 55 vjeç.

Po në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasve N. Dh., 39 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE Vlorë dhe F. Ç., 34 vjeç, me detyrë përgjegjës grupi i elektricistëve të OSHEE Vlorë.

struan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje, 5 ventilatorë, 4 aspiratorë, 3 kondicionerë, 100 reflektorë, 23 impiante ngrohëse, 69 llamba, 6 filtra ajri, 1 armë gjahu, 3 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera të që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.“, njofton policia.

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit