Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pasi Sali Berisha në marshimin e tij drejt disa institicioneve, ndaloi dhe para zyrës së kryebashkiakut. Veliaj e quan Berishën “një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz”.
“Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj te vijë serish në 15 Maj ta falënderoj për garën” shkruan ai.
Berisha tek dera e bashkisë së Tiranës: Veliaj s’ka të drejtë futet brenda