Opozita ka thirrur sot një protestë masive në bulevardin Dëshmorët e Kombit pas përmendjes së emrit të kryeministrit Edi Rama në çështjen McGonigal, për të cilin demokratët thonë se është përfshirë në një aferë korruptive me qëllim shkatërrimin e opozitës.
Nga ora 12:00 që nis protesta, do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit. Selia blu njofton se demokratë nga i gjithë vendi janë nisur drejt Tiranës për të larguar Edi Ramën.