Policia e Vlorës ka arrestuar një 36-vjeçar i cili ka kërcënuar me thikë bashkëshorten e tij, e cila kishte urdhër mbrojtje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Selenicë, pasi ka kanosur me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.