Qytetarë të shumtë janë mbledhur për t’ju bashkuar protestës së thirrur nga opozita në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Pjesëmarrësit në protestë mbajnë në duar flamuj të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë dhe pankarta të ndryshme.
Ndërkohë qytetarët nga Bashkia e Kamzës kanë përgatitur një banderolë të madhe ku shkruan: Kamza i del zot Shqipërisë
Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeministrisë.