-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet një “polic” në mes të protestës

Kryesoret

Policia në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës së ditës së sotme kanë shoqëruar në komisariat një 21-vjeçar me inicialet G. H pasi mbante të veshur një uniformë policie me logo e stema të vjetra.

Veshja tashmë nuk përdoret nga shërbimet e Policisë.

Në momentin e ndalimit për verifikim nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka paraqitur një dokument të vjetër Policie, të dyshuar të falsifikuar.

21-vjeçari u  procedua penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu janë shoqëruar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit 30-vjeçari me inicialet G. A. dhe 45-vjeçari me inicialet E. Gj. për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit