-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Ilir Alimehmeti: Jemi vënë përballë një kanceri korrupsioni

Kryesoret

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh përpara protestuesve se opozita do të qëndrojë duke rezistuar për të larguar qeverinë Rama.

“Shihni sa shumë jemi. Janë shumë e më shumë ata që na ndjekin nga larg. Janë qindrafish më shumë ata që i kanë sytë tek ne. Po i varin shpresat te ne. Sot e në të ardhmen.

Po, pse? Pse jemi ne këtu? Pse vendosëm të sfidojmë muajin më të ftohtë të vitit? Se nuk ka vend më të ftohtë se konaku bosh, se shtëpia bosh. Ku na ikën njerëzit tanë familjarët, miqt?. Se në fund fare çfarë i mbetet prindit po i iku fëmija? Çfarë i mbetet Shqipërisë po i iku rinia? Pse jemi ne këtu zgjodhëm muajin më të ftohtë?

Se nuk ka vend më të ftohtë sesa zemra e këtyre. Ia njohim zemrën atyre, se e dimë që s’ka asgjë brenda tyre. Ngrohtësinë e kanë vetëm xhepin e tyre, ftohtësinë e kanë për ne, sëmundjen e kanë për ne dhe ndaj këtyre sëmundjeve askush prej nesh dhe askush nga ata nuk shpëton dot.

Askund! As në shtëpi, as në zyrë, as në rrugë, as në fusha, as në mal. Jemi vënë përballë një kanceri korrupsioni. Ka shkuar edhe ky tashmë edhe ndërkombëtar në nivele të frikshme. Jemi përballë një hemorragjie nga shpopullimi. Jemi vënë përballë një humbje, një pagjumësie nga sistemi i gjyqsisë. Sistemi i gjyqsisë është shurdh ndaj gjithë këtyre sëmundjeve.

Ne kemi dy mundësi miqtë e mi. Kemi mundësi të qëndrojmë të përballemi, mbështetur mbi rrënjët tona të forta, të shëndosha, krenare. Apo kemi mundësinë të largohemi si gjethet e shpërndara nga stuhia.

Mirëpo, jo. Ne kemi vendosur të qendrojmë. Të përballemi dhe të mos largohemi, por të largojmë ata që janë shkaktarët e të gjithë këtyre sëmundjeve. Kemi vendosur ta marrim fatin tonë në dorë vetë. Kemi vendosur ta marrim fatin e Shqipërisë në dorë vetë.

Do i luftojmë këto viruse në çdo zyrë, në çdo institucion, në çdo rrugë, në çdo shesh, kudo ku të jenë, sepse ata nuk ikin vetë. Ikin vetëm po t’i heqim ne.

Ne jemi sistemi imunitar i  Shqipërisë. Ne mund ta bëjmë këtë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit