90 minuta ka zgjatur protesta e opozitës përballë Kryeministrisë. Sali Berisha e mbylli fjalimin duke ftuar qytetarët që të mblidhen ditën e hënë përpara parlamentit për tubimin e radhës.
Sapo kryetari i PD-së, mbaroi fjalimin dhe zbriti nga podiumi, protestuesit hodhën shashka, fishekzjarrë dhe tymuese në drejtim të Kryeministrisë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar as nga protestuesit dhe as nga policët në tubim.