Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë në Facebook një foto nga momenti i protestës së zhvilluar ditën e sotme përballë Kryeministrisë.
“Ndryshim me çdo çmim”, kështu shprehet Meta, ndërsa thekson se “shqiptarët do të bëjnë rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur dhe shpopullues”.
Protesta e cila zgjati rreth 2 orë ku opozitës iu bashkuan mijëra qytetarë.
Protesta u mbyll me paralajmërimin e një tjetër protestë përballë Kuvendit të hënën.