Ndërkohë që shpresat për të nxjerrë të mbijetuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt po shuhen. Një grua 62-vjeçare është nxjerrë e gjallë pas 108 orëve nga rrënojat.
Me të nxjerrë prej andej ajo pyeti për fatin e bashkëshortit të saj: “A është burri im gjallë? Nëse nuk është, jeta për mua s’ka kuptim”, dëgjohet duke thënë e moshuara.
62-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital dhe gjendja e saj raportohet e stabilizuar. Turqia dhe Siria pas dy tërmeteve të fuqishme kanë regjistruar së bashku rreth 24 mijë viktima. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë gërmimet poshtë rrënojave me shpresën për të nxjerrë gjallë qytetarët e mbetur poshtë ndërtesave të shembura.