-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vuçiç=Putin”, emigrantët shqiptarë nga Kosova protestë në Gjermani kundër Asociacionit

Kryesoret

Emigrantët kosovar në Gjermani kanë protestuar të shtunën kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Protesta është organizuar nga aktivistë e shoqatave të bashkatdhetarëve, ndërsa është përkrahur edhe nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani.

“Kundër bosnjizimit të Kosovës”, “Vuçiç=Putin”, “Vuçiç e do edhe një luftë në Evropë”, “Jo Asociacionit” e “Jo ndarjes etnike”, ishin disa nga pankartat protestuese në Berlin.

“Ne, mërgata shqiptare në Gjermani jemi mbledhur për të ngritur zërin kundër agresionit të Serbisë ndaj Kosovës. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Serbia në bashkëpunim me Rusinë synon destabilizimin e Ballkanit. Serbët që jetojnë në Kosovë po keqpërdoren sistematikisht nga Beogradi për ta bërë shtetin e Kosovës jofunksional. Bandat serbe të kontrolluara nga Beogradi kontrollojnë bashkëqytetarët tanë në veri duke i kërcënuar me dhunë”, ka thënë një nga protestueset.

Ajo ka thënë po ashtu se duke mbështetur kërkesën e Serbisë, ndërkombëtarët po mbështesin ndarjen në baza etnike të Kosovës.

“Sot protestuam përballë Bundestag-ut në Berlin. Gjermania si një aleate dhe mike e shqiptarëve edhe këtë herë duhet të dalë krah drejtësisë dhe të mos lejojë ndarjen e Kosovës!”Zajednica” nuk kalon!”, shkroi në Facebook njëri nga pjesëmarrësit e protestës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit