-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mirë se erdhët në ekonominë e TikTok, ja si të fitoni para

Kryesoret

Çfarë po flitet për TikTok? Aplikacioni i medias sociale me video ka pushtuar botën. I përhapur kryesisht në mesin e gjeneratës Z (të lindurit e 1997 – 2012), TikTok po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm përtej bazës së tij të përdoruesve, për shkak të rëndësisë së memeve dhe tendencave të internetit, si dhe mënyrave në të cilat ai po ndryshon përmbajtjen e mediave sociale, përfitimin, viralitetin etj.

Ajo që ndodh me TikTok do të mbetet, me gjasa, në historinë e botës dixhitale, histori e cila do të na ndihmojë të kuptojmë se si do të zhvillohet ekonomia botërore gjatë 30 viteve të ardhshme.

Kjo s’ka të bëjë vetëm me rivalitetin global midis SHBA dhe Kinës, natyrisht, por përtej kësaj, për ndërveprimin midis teknologjisë dhe sjelljes njerëzore, për betejën midis etikes dhe jo etikës, për lindjen e profesioneve të reja, ndryshimet e strukturës së marketingut globalisht.

Duke qenë se varësia mes nesh dhe telefonave tanë është më e madhe se kurrë, ekziston një shans i vogël të mos keni dëgjuar për TikTok. Nëse nuk e njihni, TikTok është një platformë e mediave sociale që përdor një format të shkurtër video së bashku me një homepage që disi ju tregon gjithmonë saktësisht atë që dëshironi të shihni.

Për këtë arsye, aplikacioni është tepër problematik dhe paraqet disa nivele shqetësuese të angazhimit, me 1.1 miliardë përdorues aktivë mujorë që kalojnë mesatarisht 52 minuta në ditë.

Dominimi që ka në këtë treg ka lënë në hije shpejt fuqitë si Instagram dhe Facebook. Kjo ka krijuar një vlerë të madhe ekonomike për markat, me aftësinë e tyre për të angazhuar klientët potencialë në një nivel maksimal të të gjitha kohërave. Pyetja që shtrohet është: si e kanë bërë këtë?/MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit