Një foshnjë është nxjerrë e gjallë pas 108 orësh nën rrënoja në provincën Hatay të Turqisë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën.
Lajmi për shpëtimin e foshnjës erdhi nga ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca të dielën.
Koca postoi gjithashtu video të foshnjës në Twitter dhe tha se ai mbijetoi pavarësisht se ishte i uritur për orë të tëra. Foshnja ndodhet në Spitalin e Qytetit të Adanas tani dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.