Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se kanë arritur t’i nxjerrin të gjallë edhe dy persona të bllokuar nga rrënojat në Turqi.
Për mes një postimi në Facebook FSK-ja njoftoi se pas 160 orëve është nxjerr një 50-vjeçar dhe pas 162 orëve, një vajzë 13-vjeçare.
“Pas një pune të palodhshme dhe shumë sfiduese me rrezikshmëri të lartë e me angazhim maksimal, të pathyeshëm dhe të pandalshëm djemtë e vajzat e ushtrisë së Kosovës së bashku me ekipet e ushtrisë turke, sot pas 160 orëve që nga tërmeti, kanë arritur të nxjerrin të gjallë një qytetarë i gjinisë mashkull rreth moshës 45 vjeçare, dhe pas 162 orëve është nxjerr edhe një vajzë 13 vjeçare, nën rrënojat e një objekti të shkatërruar”, njofton FSK.
“Edhe pse kanë kaluar shumë orë kërkimi, ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë të motivuar dhe po japin të gjithë energjinë e tyre për të shpëtuar jetët e njerëzve që janë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti”, thuhet me tej në njoftim.